deputeti

Selmanaj: Pushteti ka penguar punën e komisionit, PSD as nuk merrte pjesë

Nënkryetari i Komisionit për Deportimin e gjashtë shtetasve turq, Driton Selmanaj ka theksuar se vazhdimisht janë penguar nga partitë në pushtet, gjatë punës së komisionit hetimor.

“Na kanë pengu partitë në pushtet me bë punën ashtu siç duhet. Ne kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme, PDK i ka bërë njëherë të mos marrin pjesë në seancë, tek pas tre muajsh u binden që të fillojë ky komision hetimor. Lista serbe e ka sobuar, edhe PSD nga 18 , mbledhje vetëm në katër kanë marrë pjesë”, deklaroi ai.

Gjithashtu, ka folur edhe për mbledhjet e mbyllura të komisionit që sipas tij janë bërë pas presionit nga pushteti.

“Ishte një tendencë qe mbledhje e komisionit te jenë të mbyllura. Nga ana tjetër, neve na pamundësoi takime të shpeshta e të rregullta por sidomos PDK nuk vinin më mbledhje, ose me arsye që kanë agjenda të tjera”, shtoi ai.

Deputeti i LDK’së, foli edhe për dokumentet që nuk janë dorëzuar nga institucionet.

“Problemet tjera kanë të bëjnë që komisionit nuk ia kanë dorëzuar raportet apo dokumentet e mirëfillta, dokumentet e AKI’së që shtetasit turq përbëjnë rrezik për Kosovën, as fotografitë në aeroport nuk na klanë dhënë nga policia. Asnjëherë as bisedat telefonike mes AKI’së dhe Policisë”, shtoi ai.

Selmanaj ka folur edhe për injorimin që presidenti Hashim Thaçi i ka bërë këtij komisioni duke thënë se kjo rrjedhimisht e ka penguar punën e tyre.

“Qëllimet konstruiktve kanë qenë qe prej fillimit dyshoj në kapcitetin e tyre që din me lexu, kur e kanë dergu te personat e tjërë, janë ndezë motorret. Për vazhdimin e hetimeve ne kërkuam një muaj mandat shtesë por administrata e kuvendit, Zyra ligjore tha se dispozitat ligjore janë të heshtura. Krejtësisht jo kompente nga zyra ligjore, me interpreu frymën e ligjit, por jo zyra ligjore, ne mendojmë që sekretaria e Kuvendit dhe zyra ligjore janë në shërbim të Kadri Veselit dhe njerëzve rreth tij”, deklaroi ai.

Në fund, deputeti i LDK’së, ka bërë të ditur se raportin final do të dorëzojnë në prokurori në orën 11:30.