Selmanaj: Propozimi i Ramushit, në kohë të duhur

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se është e një natyre urgjente nevoja për konsensus nacional përmes një konference të brendshme, ide e propozuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Selmanaj ka thënë se propozimi i Haradinajt është bërë në kohë të duhur. “Propozimi i Ramushit është n’kohë të duhur. Ideja e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj për të arritur një koncenzues nacional për çështjen e dialogut me Serbinë është e domosdoshme mbase edhe tepër urgjente!

Kushdo që kalkulon me këtë temë për agjenda partiake e elektorale është duke e goditur rëndë kauzën e shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Selmanaj. Deputeti ka theksuar se marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohje reciproke, është mundësi reale.

“Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë me njohje reciproke është një mundësi reale dhe historike vetëm me rolin udhëheqës të Amerikës lehtësuar nga BE-ja! Nuk duhet humbur këtë mundësi reale dhe historike!”, ka shkruar tutje ai.

Në fund, Selmanaj ka bërë thirrje për bashkim dhe reflektim ndaj kësaj situate. “Duhet të bashkohemi SOT, se neser êshtë vonë! Duhet të gjithë të reflektojmë! Koncenzuesi i brendshëm është i domosdoshëm!”, ka shkruar në fund deputeti i AAK-së.