Selmanaj: Projektligji për paga zvogëlon pabarazinë

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se Projektligji për paga është një hap i madh drejt nivelimit të pagave dhe uljes së pabarazisë në sektorin publik.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se ky është maksimumi që mund të bëjë Qeveria për të punësuarit në sektorin publik.

Deputeti i AAK’së ka treguar se Projektligji për paga parash që në asnjë ndërmarrje publike të mos ketë pagë më të madhe se 1 700 euro.

Selmanaj ka thënë se prej koeficientit 5deri te koeficienti 1 pothuajse të gjithëve u është rritur paga, duke përfshirë edhe sektorin e arsimit, i cili ka rritje të pagës prej 0.2 për qind.