Selmanaj për aksionin në Karaçevë: Shtet ligjor, nu ka tjetër

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj reagoi sonte pas aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të komunës së Dardanës.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Selmanaj foli për shtetin ligjor.

“Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe, rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Raportohet se vetëm në Karaçevë janë arrestuar mbi 17 policë për lojëra ilegale te fatit, kontrabandim, trafikim me qenie njerëzore etj.