Deputeti i LDK-së

Selmanaj: Osmani ose gënjeu për kërcënimin ose s’ka fare besim në institucionet e vendit që vet është në krye

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se konferenca e presidentes Vjosa Osmani për çështjen e kryeprokurorit është skandaloze.

Selmanaj ka thënë se Osmani ka dëshmuar dje se për 18 muaj ka abstenuar në ushtrimin e detyrave që ia përcakton Kushtetuta e Kosovës.

Ai tutje ka thënë se arsyetimi i Osmanit se kinse s’po e dekreton Isufajn shkaku i shkeljeve s’qëndron. Selmanaj thotë se Osmani ka pritur se mos ndonjë nga instancat e gjykatave të rregullta po i jep ndonjë arsye të vetme që pastaj ajo ta zbatoj kërkesën e Kurtit për mosdekretimin e Isufajt.

Deputeti i LDK-së ka shkruar edhe për pretendimin e presidentes Osmani se është kërcënuar. Selmanaj ka thënë se Osmani ose ka gënjyer për këtë ose s’ka besim në institucionet e vendit, e cila vet qëndron në hierarkinë më të lartë institucionale.

Reagimi i plotë:

Adresimi SKANDALOZ i Presidentes Osmani.

Skandali nr.1

Ajo dje dëshmoj që për 18 muaj ka abstenuar, në ushtrimin e detyrimeve që ia ka përcaktuar kushtetuta e Kosovës.

Neni 84.2 i Kushtetutës kur flet për kompetencat e presidentit thotë:

S

“Garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë

Kushtetutë”

Ky paragraf i vesh presidentit të republikës kompetencën e garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të përcaktuar me kushtetutë. Pra kjo normë nuk është fakultative apo dëshirore për presidenten, pra nuk i lihet vullnetit të saj por është normë detyruese e domosdoshme kushtetuese, për të vepruar për mirë funksonimin kushtetues të institucioneve kushtetuese.

Pra presidentja e vendit, Republikën e Kosovës e ka lënë mbi 18 muaj pa Kryeprokuror të saj. Përkatësisht institucionin e pavarur që ka autoritet dhe përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale, e ka lënë për një vit e gjysmë pa udhëheqës.

Skandali nr 2:

Vendimi  i Presidentës për mos emërim të kandidatit të propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, bie ndesh me nenin 84 parafi 17 të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas këtij neni, kompetenca e presidentetes për “emërim” dhe “shkarkim” kufizohet vetëm në aspektin ceremonial. Presidenti i Republikës nuk mund të kontrolloj meritën e “propozimeve” që vijnë nga Këshilli Prokurorial, pra presidentja nuk mund të ushtroj kontroll substancial mbi propozimet e Këshillit. E vetmja hapësirë që ka në dispozicion presidentja është kontrolli i rregullsisë procedurale të ndjekura nga KPK.

Problemi themelor që paraqitet në rastin konkret është se, a vërtet presidentes ju deshtën 18 muaj, për ti kuptuar shkeljet eventuale procedurale të procesit të zhvilluar nga KPK? Apo priste mos ndonjë nga instancat në gjykatat e rregullta apo Gjykata Kushtetuese, do i jepte një arsye të vetme që ta zbatoj pastaj kërkesën e Albin Kurtit për mos emërim të kandidatit të propozuar nga KPK.

Arsyetimet e saj se ajo ka pritur kaq gjatë për ta kuptuar se çfarë po ndodhte me ankesat e kandidatëve në instancat e gjykatave të rregullta dhe Gjykatën Kushtetuese, nuk qëndrojnë fare, sepse çështjet që trajtoheshin në këto instanca kishin të bënin me afatshmërinë e ankesave por jo me shkeljet apo parregullsitë e procesit.

Skandali nr.3

Presidentja ndër të tjera pretendoj se për çështjen e kryeprokurorit është përballur me presione të paligjshme. “Ka pasur njerëz që dërgonin mesazhe se ‘në qoftë se nuk e dekreton, do të vëmë dosje, do të ngremë aktakuza”.

Në pyetjen e gazetarëve se pse nuk i keni denoncuar presionet e tilla në organet kompetente, ajo përgjigjet:

“Kjo do duhej të ishte procedura, në raste kur funksionin një sistem i drejtësisë. Kjo është sikur të thuash shko deponoje te ata që të kanë kërcënuar” .

E gjitha kjo pjesë është e tmerrshme në të gjithë tërësin e vet.

E para e vendit, tregoj publikisht që ajo fshehë apo heshtë për veprën penale në të cilën ajo është subjekt.

E nëse kjo vërtet paska ndodhur, por presidentja nuk i denoncon ato në organet kompetente, atëherë kjo ose është gënjeshtër e madhe e saj ose ajo nuk ka besim fare në institucionet shtetërore e cila vet qëndron në hierakinë më të lartë institucionale në republikën tonë.

Presidente me veprime skandaloze;

Vendimi skandaloz;

Arsyetimet skandaloze;

Skandal..skandal…skandal….