Deputeti nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj ka thënë se lajmi se ShBA’të kanë bllokuar 200 milionë dollarë që ishin planifikuar të investoheshin në Kosovë përmes MCC është lajmi më i keq që ka marrë Kosova 20 vjet e fundit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka deklaruar është momenti i fundit që kryeministri Kurti të reflektojë me urgjencë, ndryshe kjo qeveri do të humb kuptimin.

“Vlera monetare e humb rëndësinë karshi dëmit kolateral që Kosova do ta ketë në imazhin ndërkombëtarë të saj. Harroni njohjet e reja, harrojeni anëtarësimin e Kosovës në organizata ndērkombëtare, izolimin e kemi ne prag”, ka shkruar Selmanaj.

https://www.facebook.com/driton.a.selmanaj/posts/693723521165753

Ndryshe, Express dje ka raportuar se Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar në telefon me kryeministrin Kurti dhe ia ka shpalosur vendimin e marrë nga amerikanët.