Selmanaj: Kurti është i papërvojë dhe po portretizohet si anti-amerikan

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në T7, ka thënë se nuk mund të vazhdohet partneriteti me dikën që portretizohet si anti-amerikan, duke aluduar në kryeministrin, Albin Kurti.

“Ne nuk mund të vazhdojmë partneritetin me dikën që portretizohet si anti-amerikan”, është shprehur Selmanaj.

Gjithashtu tha se kryeministri është i papërvojë së bashku me njerëzit afër tij.

“Ne Kurtit i kemi dhënë shansë dhe po vazhdojmë t’i japim. Kurti është i papërvojë, edhe njerëzit përreth tij janë pa eksperiencë pa asnjë ditë përvojë në institucioneve”, ka thënë Selmanaj.

Tutje, Selmanaj tha se LDK-ja merr vendimin e duhur në momentin e duhur dhe se është e vetmja adresë serioze e SHBA-së.

“LDK-ja është një parti që në momentin e duhur e merr vendimin e duhur. LDK-ja është e vetmja adresë serioze e SHBA-së”, shtoi Selmanaj.