Selmanaj kërkon që të shkarkohet edhe bordi i KEK-ut

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK lidhur me arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se si parti mbështesiin çdo aksion të policisë që kanë për qëllim luftimin e akteve korruptive.

Selmanaj tha se sa i përket KEK-ut, qasja e Qeverisë Kurti ka qenë e papranueshme, që me vendosjen e Nagip Krasniqit shef të KEK-ut, si dhe me bordin e kësaj korporate.

Këtu, Selamanaj përmend edhe shqetësimet që LDK ka ngritur ndërkohë lidhur me menaxhimin e energjisë nga Qeveria Kurti, ndërsa përmend edhe shtrenjtimin e rrymës, punësimin e familjarëve.

“LDK vlerëson se të gjithë në duhet të përshëndesim çdo aksion të policisë që kanë për qëllim luftimin e akteve korruptive. Sa i përket KEK-ut qasja e Qeverisë Kurti ka qenë e papranueshme, që me vendosjen e Nagip Krasniqit, Shef të KEK-ut dhe poashtu bordin e kësaj korporate. LDK gjithmonë ka ngritur shqetësimet e saj që KEK ka menaxhuar krizën me energji, shtrenjtimin e rrymës, punësimin e familjarëve”, tha Selmanaj.

Selmanaj kërkoi edhe shkarkimin e bordit të KEK-ut.

“Jam i bindur se Krasniqi nuk ka qenë i vetëm në këto aktivitete shumëmilionëshe dhe ta paligjshme”.

“Në rastin konkret, përgjegjësia penale është e pamjaftueshme. Shkarkimi i bordit të KEK-ut është më e pakta që mund të ndodhë urgjentisht”.

“Shpresojme që Prokurori i shtetit, dhe Prokuroria Speciale, të njëjtën gjë që po bëjnë me KEK-un, ta bëjnë edhe me institucionet tjera”.