Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me mosmarrëveshjet e shumta në mes VV-së dhe LDK-së për formimin e Qeverisë.
Përkundër çertifikimit të zgjedhjeve ende nuk është arritur një marrëveshje në mes VV-së dhe LDK-së për formimin e Qeverisë kjo për shkak të pozitës së presidentit e cila lirohet në vitin 2021 dhe pozitës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në lidhje me këtë deputeti i zgjedhur i AAK-së, Rasim Selmanaj ka shkruar në Facebook se karrierizmi i lidershipit të VV-së dhe LDK-së, vazhdon me e lanë Kosovën pa institucione.
“Kjo po dëshmon të vertetën e hidhur se Kosova s’qenka halli kryesor, por ndarja e pozitave”, ka shkruar ndër tjerash. /Ballkani.info/







