Selmanaj ia kthen Qunit: Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ia ka kthyer sërish kolegut të tij të partisë, Anton Quni, i cili e quajti “Dream Teamë” udhëheqjen e re të kësaj partie.

Selmanaj, ka thënë se qënka prekë pak gjenerata e re reformate e LDK-së, ata që për 20 vite mbajtën pozita dhe në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50 për qind të elektoratit në degët e tyre.

“Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së. Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së”.

“Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”!. Kjo kohë ka kaluar!…”, ka shkruar Selmanaj.