Selmanaj godet fort: Rrëzimi i Kurtit ishte vendimi më i mirë i LDK-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se prishja e koalicionit me VV’në ka qenë vendimi më i mirë i LDK’së në 20 vitet e fundit.

“Kishim një bashkëpunim tepër të mirë në opozitë. Ishim konstruktiv dhe korrekt. Menduam se VV kishte lëvizur nga veprimet e vjetar që më shumë i ngjanin veprimeve para-politike se një partia të konsoliduar. Rrëzuam qeverinë me bashkëpunim”, thotë ai.

“Filluan të përdorin LDK’në sikur një aksesorë. Mendonin të përdornin dhe të na hidhnin tutje. Kurti nuk e kam kuptuar kurrë në qeverisje. Filloi me shkelje të kushtetutës. Pastaj me prishje të marrëdhënieve me partnerë dhe cka më ka lënduar më së shumti: izolimi total. U prishëm edhe me Shqipërinë. Dy kryeministra shqitparë nuk flsinin. Filluan sanksionet. Menduam se për vendin është zgjidhja më e mirë që të rrëzohet qeveria. Mendoj se ndër vendimet më të mira në 20 vitet e fundit të LDK’së, është prishja e këtij koalicioni. Kemi arritur maksimumin brenda këtyre muajve”, shtoi ai.