Selmanaj: E morëm Qeverinë pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën, e dorëzuam si burrështetas

Avdullah Hoti sot ia ka dorëzuar detyrën e kryeministrit kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pasi partia e këtij të fundit ka fituar mbi 50 % të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ceremonia e pranim-dorëzimit ishte organizuar sipas të gjitha procedurave që përcakton protokolli, derisa Kurtin në oborrin e Qeverisë kishte pritur vetë Hoti.

Kjo ka bërë që ish-zv.kryeministri, Driton Selmanaj, të kujtojë kohën kur Albin Kurti nuk kishte pranuar t’ia dorëzonte Hotit pozitën e kryeministrit pas prishjes së koalicionit dhe rrëzimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është deklaruar pasi Albin Kurti e mori detyrën e kryeministrit nga ai paraprak, Avdullah Hoti.

Selmanaj tha se ndihet krenar me qeverisjen e Hotit, pasi që sipas tij asnjë anëtarë i kabinetit qeveritar nuk ka qenë i përfshirë në afera korruptive.

Më tutje Selmanaj tha se qeverinë e kanë gjetur pa zot shtëpie për ta dorëzuar detyrën derisa e kanë dorëzuar Qeverinë si burrshtetas.

E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar; Pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën; Me situatë të rëndë pandemike; Me situatë të rëndë ekonomike; Me izolim ndërkombëtarë; Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës (SHBA); Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane; Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë; Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me Serbinë (Karaqevë); Pa ide të qarta për modelin e Vettingut në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ai.

“Me ambient politikë normal dhe shtensionues, Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet; Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19;  Me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive; Me plotë miqë dhe aleat tanë tradicional; Pa sanksione, por me marrëveshje për investime miliardëshe;  Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione paqëruajtëse nëpër botë;”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Si e morëm dhe si e lam qeverinë dhe qeverisjen?

E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar;

Pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën;

Me situatë të rëndë pandemike;

Me situatë të rëndë ekonomike;

Me izolim ndërkombëtarë;

Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës (SHBA);

Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane;

Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë;

Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me Serbinë (Karaqevë);

Pa ide të qarta për modelin e Vettingut në sistemin e drejtësisë;

E si e lam sot?

Me ambient politikë normal dhe shtensionues,

Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet;

Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19;

Me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive;

Me plotë miqë dhe aleat tanë tradicional;

Pa sanksione, por me marrëveshje për investime miliardëshe;

Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione paqëruajtëse nëpër botë;

Me qartësi të mëdha në dialogun me Serbinë, ska harta e thika mbi tavolinë. Idea për ndarjen e Kosovës tashmë e varrosur;

Me rrënim dhe rrafshim të të gjitha kazinove, bastoreve dhe aktiviteteve tjera kriminale ne Karaqevë;

Me modelin e zgjedhur për Vettingun në drejtësi;

Pa asnjë aferë të vetme korruptive nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Dhe mos harroni të gjitha këto i bëri qeveria e Kryeministrit Hoti vetëm për 9 muaj qeverisje. Ndjehem krenar që kam pak hise në gjithë këto suksese.

Duhet ta dijë gjithësecili se qasja në qeverisje mund të na  dalloj, por qasja dhe respekti ndaj shtetit duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim.

Me votë zgjedhesh, me votë rrëzohesh dhe me votë rizgjidhesh. Kështu e ka demokracia.