Driton Selmanaj

Selmanaj: Dëgjova se në burgun e Dubravës, po presin nga 10 ditë për t’u pastruar

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se ka informacione që në burgun e Dubravës, ka raste kur me nga 10 ditë, të burgosurit duhet të presin për ta shfrytëzuar banjën për pastrim.

“Mund të shkojmë me agjendën tonë, por ju kisha lutë që në këto takime me qenë edhe ju edhe sa ma shumë deputetë, mos me shku vec hajt, por me ardhë edhe kryetari i Komisionit, me e pa nga afër se cka është tuj ndodhë.

Nëse ekziston mundësia me i pa edhe të burgosurit nëpër pavione pse jo, por po tutna që mbesim shumë aty.

Por mendoj që është shumë mirë me i pa nga afër, me i pa kushtet fizike edhe mundemi me folë me najkan vetëm për ushqim e kështu.

Se dëgjova që për shembull në burgun e Dubravës ka me 10 ditë ndoshta nuk munden me e shfrytëzu banjon për pastrim, deri aty ka shku.

Ose dikush ka privilegje që mundet çdo ditë, po pjesa tjetër 10 ditë duhet me pritë”, tha Selmanaj.

Këto komente, ai i bëri në Komisionin për Legjislacion, ku deputetët biseduan për një seri vizitash që do t’i bëjnë nëpër disa qendra dhe institucione në Kosovë.