Driton Selmanaj
Selmanaj: Buxheti për vitin 2019, është buxhet elektoral
Ndryshe nga kolegët e tij të LDK-s, deputeti Driton Selmanaj e ka quajtur “buxhet elektoral”, buxhetin për vitin 2019.
Ndërsa u tregua kritik për ndarjen e mjeteve prej 1 milionë e 200 mijë euro për OJQ-n “Ta pastrojmë Kosovën”, ndërkohë që janë ndarë vetëm 900 mijë euro për kontejnerët për komuna.
Në fjalën e tij gjatë seancës plenare e cila po vazhdon sot, deputeti i LDK-s, tha se buxheti nuk ka fare të bëjë me zhvillim ekonomik, dhe as me trajtimin e kategorive të personave të cilët në Kosovë konsiderohen të varfër.
Ndërsa ka dhënë shpjegime për atë se çka e bënë buxhetin që të ketë karakter elektoral., pasi që jep mundësi që ky i fundit të përkthehet në votë.
Ai tha se rritja e buxhetit me 6 përqind nuk sjell përmirësime në fushën e drejtësisë.
Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, u shpreh se këto mjete e bëjnë impaktin e vet në zhvillim ekonomik, qofshin në konsum ose investime.
Ndërsa këtu pati replikë nga Selmani, i cili u ndal posaçërisht tek mjedisi.
Ndërsa ministri Hamza, u shpreh se komunat duhet të ndajnë edhe vet buxhet për çështje të ambientit.