Selmanaj – Albin Kurtit: Jeni i dënuar, kushdo që kryen vepër penale është kriminel

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ia ka kujtuar sot kryeministrit të vendit, Albin Kurtit se është i dënuar nga Gjykata duke thënë se njëjtë është edhe rasti me Albulena Haxhiun e Mimoza Kusarin që kanë aktakuza.

Selmanaj ka thënë se është shqetësues fakti se Kurti dhe Albulena Haxhiu nuk janë dakorduar paraprakisht e sot kanë deklaruar për të njejtën çështje veprime të ndryshme qeveritare.

“Për mu është shqetësim mos dakordimi i kryeministrit e ministres, as një orë nuk pat që tha kryeministri se do të zbardhen rastet që kanë ndodhur në demonstrata, kjo flet për një moskoordinim të brendshëm të kësaj Qeverie”, ka thënë Selmanaj.

Ish-zëvendëskryeministri tha se vetë Albulena Haxhiu është e përfshirë në raste të tilla e edhe Albin Kurti është i dënuar nga Gjykata.

“Tendenca e ministres për të thënë se në Kosovë mund të ngritën aktakuza dhe ne duhet me prit aktgjykimin final për të marrë masa, është problematike për mu, unë ju kuptoj juve ministre sepse jeni vet e përfshirë në rast të tillë, keni aktakuzë”, tha Driton Selmanaj duke ia kujtuar Kurtit aktgjykimin.

“Unë po i them kryeministrit, në librat e kriminalistikës, kushdo që kryen vepër penale është kriminel. Shefen e grupit parlamentar e keni të dënuar për korrupsion”, tha Selmanaj.