Ish-kryenegociatori i Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar arratisjen e të burgosurve nga burgjet në Kosovë. Ai pati kritika të ashpra për Qeverinë Kurti.
Në një postim në Twitter, Selimi tha veç paramendoni t’i kish ndodh ikja e pakontrollume e të burgosurëve (3 per 3 javë) qeverive të kalume?
Ai e ka quajtur qeverinë Kurti, qeveri absurdisht inkompetente.
“Veq paramendoni t’i kish ndodh ikja e pakontrollume e të burgosurëve (3 per 3 javë) qeverive të kalume? Veq paramendoni akuzat, sharjet, polarizimin, konspiracionet që i kish lansu partia që po e sundon momentalisht Kosovën po t’ishte në opozitë. Qeveri absurdisht inkompetente”, ka shkruar Selimi.
Ndryshe vetëm brenda një jave janë arratisur dy të burgosur nga burgjet.
Veq paramendoni t’i kish ndodh ikja e pakontrollume e të burgosurëve (3 per 3 javë) qeverive të kalume? Veq paramendoni akuzat, sharjet, polarizimin, konspiracionet që i kish lansu partia që po e sundon momentalisht Kosovën po t’ishte në opozitë. Qeveri absurdisht inkompetente.
— Petrit Selimi (@Petrit) July 13, 2024







