Ish ministri

Selimi Selimi emërohet shef i Shtabit Zgjedhor për Prishtinën

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj njëherit edhe kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës nëpërmjet një postimi në Facebook bëri të ditur se ka emëruar shef të Shtabit Zgjedhor, ish ministrin e drejtësisë Selim Selimin.

Haradinaj tha se sot zyrtarisht ish ministri Selimi u emërua koordinator (shef i Shtabit Zgjedhor) i fushatës për Prishtinën. Ai më tej u shpreh se Selimi është njëri ndër juristët dhe aktivistët më të mirë, duke i uruar suksese në hapin këtë hap.

Postimi i plotë:

Sot edhe zyrtarisht kam emëruar koordinator (shef i Shtabit Zgjedhor) të fushatës për Prishtinë, ish-ministrin Selim Selimi, njëri ndër juristët dhe aktivistët më të mirë. Suksese i nderuar e dalshim faqebardhë!