Selimi: PSD do të hy në dialog dhe Qeveri, për këto motive u larguan nga VV

Partia SocialDemokrate (PSD) mund t’i bashkohet dialogut me Serbinë në atë që po quhet, “Finalja me Serbinë”.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmetit pritet të jetë në udhëheqje të dialogut bashkë me liderin e Nismas SocalDemorkate, Fatmir Limaj, raporton Ballkani.info.

12 deputetët tashmë të PSD-së bashkë me dy kryetarë komunash, Shpend Ahmetin dhe Qëndron Kastratin, kryetarin e Kamenicës kishin vendosur të largoheshin nga Lëvizja Vetëvendosje për ta vazhduar karrierën politike në PSD – ku dhe pritet të bëhen pjesë e dialogut.

Kjo nuk është e çudtishme për deputetin e PSD-së, Rexhep Selimi i cili tha për Ballkani.info se PSD do të futet në dialog por edhe në Qeveri, sepse sipas tij për këso qëllimesh këta deputetë u larguan nga LVV.

“Sa herë ëharrojë pse ikën deputetët e LV-së që tash janë në GP e PSD-së, ata na e rikujtojnë me veprime të tilla të kordinuara me pushtetin. Tashmë nuk është çudi që PSD do të bashkohet me pushtetin jo vetëm ne ekipin negociator por edhe në Qeveri. Sepse, tek e fundit, ata për këso qëllimesh ikën nga Vetëvendosja. Mua nuk më befasojnë këto veprime te deputeteve të GP te PSD-së. Ishte e pritshme. Madje ky ësthtë vetëm fillimi”, tha Selimi.

Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë (pa koalicon) në zgjedhjet e 11 Qershorit, por më pas ky subjekt politik u nda në dysh menjëherë pas zgjedhjeve lokale. /Ballkani.info/