Selimi për martesat e gjinisë së njëjtë: Kushdo që është kundër është shtypës i të drejtave të njeriut

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se pritshmëritë e tij ishin që sot të votohet Kodi Civil në Kuvend.

Selimi përmes një postimi në Twitter ka thënë se kushdo që është kundër, është shtypës i të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se e ka procesuar këtë kod mbi parimin se dashnia është dashni.

Postimi i plotë:

Prita sot të votohet Kodi Civil. Është ndërmarrje kolosale e kodifikimit të së drejtës civile. Aty parashihet unioni civil në mes sekseve të njejta. Kushdo që është kundër është shtypës i të drejtave të njeriut. Unë e kam procesuar këtë kod mbi parimin se dashnia është dashni!