Selimi për Krishtlindje te ushtari i Ramush Haradinajt, tregon një storje të luftës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka vizituar për Krishtlindje, Mark Krasniqin, ish-ushtarin e Ramush Haradinajt.

Bashkë me shokë e miq, ministri Selimi nga atje – një storje lufte nga vajza e Markut, Bergita.

“Sot për festën e Krishtlindjeve në Meqë, bashkë me miq u pritëm në konak te Mark Krasniqi, ushtar i Ramush Haradinajt, intelektual e burrë i urtë. Me bujari shqiptare, Marku me djalin Arbrin dhe vajzën Bergitën, na pritën me bukë, kripë e zemër. Festat e shqiptarëve, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, na bëjnë të përkujtojmë gëzimet e sfidat e familjes së madhe të shqiptarisë.
Me leje të Bergitës, po e ndaj një storje lufte.
Gjatë rrethimit të Meqës nga forcat serbe, shumë familje, gra e femijë, mbetën në mëshirën e heshtjës për të mbrojtur jetën e vet. Pas një kohe familjes Krasniqi me Bergitën 3- vjeçare, i dolën në shpëtim dhe mbrojtje UÇK-ja. Aty Bergitën e pyetën: “A qajte gjatë rrethimit?”. Bergita e vogël u pergjigj, “Pasha Krishtin nuk kam guxu me kja se jom tut mos po ma masakrojnë babën”.
Në Krishtlindje e Bajram e dimë që jemi shqiptarë. Lufta e Markut e heshtja e Bergitës 3- vjeçare janë themeli i rezistencës e i bashkëjetesës sonë” shkruan Selimi në njoftim.