Petrit Selimi

Selimi pas raportimeve se anëtarësimi në KiE s’është siguruar: S’jam i befasuar, Kurti bëri llogaritje të gabuara

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas raportimeve se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është siguruar ende.

Ai përmes disa postimeve në rrjetin social “X”, ka thënë se nuk është i befasuar me këtë:

“Anëtarësimi i Kosovës në KiE ende nuk është i siguruar sipas vëzhguesve të informuar si Gerald Knaus. Mund ta imagjinoj që s’është, por nuk jam i befasuar”.

Sipas tij, njëjtë si liberalizimi i vizave, edhe ky proces është politik, duke përmendur se ka shkruar disa herë që Asociacioni mund të bëhet kusht bashkë me Manastirin e Deçanit dhe martesat e gjinisë së njëjtë për anëtarësim në KiE.

“Shkrova shumë herë viteve të fundit që Asociacioni mund të bëhet kusht bashkë me Manastirin e Deçanit dhe martesat e gjinisë së njëjtë. Procesi është politik. Por nuk ka pasur ndonjë proces të bazuar në merita për ne. Na është dashur t’i përmbushim 100 kushte për liberalizimin e vizave, duke përfshirë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Atë kohë, Kurti organizoi protesta ekstrem të dhunshme, ku u lënduan shumë njerëz duke kundërshtuar plotësimin e këtyre kushteve politike për liberalizimin e vizave.” – ka thënë ai.

Selimi ka shkruar edhe për marrëdhëniet e Kurtit me aleatët e shtetit:

“Kosova tani përballet me të njëjtën: Duhet ta vërtetojë se është më e shenjtë se Papa, për t’u anëtarësuar në KiE. Kryeministri nuk ia ka dalur të ndërtojë platforma të mira diplomatike për të lobuar me qeverite kyçe të BE-së (or të paktën kuptim bazik me QUINT-in), kështu, ai po përballet me disa kritere që janë të vështira – veçanërisht për të.” – u shpreh tutje a.

Sipas tij, Kurti shpërdoroi një tjetër dritare diplomatike pas Bajnskës dhe se u bënë llogaritje të gabuara.

“Por ky është emri i lojës. Ai humbi dritaren e mundësive gjatë muajve të partë të luftës në Ukrainë, kur një lëvizje e vogël për Asociacionin, do ta kishte sjellë në KiE dhe Partneritetin për Paqe. Ai shpërdoroi një tjetër dritare diplomatike pas Bajnskës. Po kthehemi përsëri mbrapa. U bënë llogaritje të gabuara tragjike”.

Në fund, Selimi është shprehur:

“Partitë në pushtet kontrollojnë parlamentin, qeverinë dhe presidencën. Gabimet e kaluara në lidhjet me QUINT-in kanë një çmim Shpresoj që kryeministri të bëjë thirrje korrekte në mënyrë që ne të jemi anëtarë të KiE-së, por për aq shumë vjet ai ka sulmuar se është tradhtar secilin që ka bërë thirrje të tilla të forta…”