Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas intervistës së kryeministrit, Albin Kurti, ku komentonte kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe zëvendësin e saj, Matteo Salvini.

Ai ka thënë se Kurti që 10 ditë nuk është në Kosovë teksa gjen kohë që të komentojë liderët italian.

“Kryeministri i Kosovës nuk ka qenë në Kosovë për 10 ditë rresht. Por ai gjeti kohë për të dhënë një intervistë në Itali, ku komenton liderët italianë, se si ai “dikur mendonte se Meloni është një fashist” dhe “Salvini është një shok i Putinit”. Pse? Pse duhet të përzihet Kurti në politikën e fqinjëve?” – ka shkruar ai.

Kosovo PM has not been in Kosovo for 10 consecutive days. But he found time to give interview in Italy, where he comments on Italian leaders, how he "used to think Meloni is a fascist" & "Salvini is a buddy of Putin". 🤔Why? Why does Kurti have to meddle in politics of neighbors?

— Petrit Selimi (@Petrit) March 3, 2024

VIDEO BONUS: Për dy muaj 116 mijë kërkesa për pasaporta – Rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri