Ministri në detyrë i Drejtësisë

Selimi: Pas FSK-së, Shërbimi Korrektues institucioni më i besueshëm

Në bazë të një ankete të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, del se besueshmëria në parandalimin e korrupsionit e qytetarëve në institucionet korrektuese është e lartë dhe renditet e dyta pas Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se ky rezultat është falë angazhimit të Drejtorit të SHKK-së dhe ekipit të tij.

“Ky rezultat është falë angazhimit të Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z.Nehat Thaqi dhe ekipit të tij të cilët po vazhdojnë të bëjnë punë të palodhshme edhe në luftën kundër pandemisë Covid-19. Shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten përkushtimi ynë i përhershëm”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook.