Selimi: LDK me të dy duart ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka deklaruar se ka qenë kundër shuarjes së Task-Forcës Anti-Korrupsion.

“Task-Forca i ka pasur 100 probleme, por unë kam qenë kundër shuarjes së saj. Reforma në drejtësi thotë që ajo Task-Forcë ka mujtë me u bë si në Kroaci. Unë kam abstenuar në këtë pikë. Qëndrimi ka qenë i imi dhe është kontrabandu si pikë e rendit të ditës. E kam kundërshtuar”, tha Selimi në debatin ‘Kallxo Përnime’.

Kurse, për këtë reagim pati nga ana e ish-deputetit të LDK-së, Shkëmb Manaj duke i thënë se ti nuk ke votuar kundër.

“Ti nuk ke votuar kundër dhe as ministrat e tjerë të AAK-së edhe nënkryetari i AAK-së ka votuar për”, tha Manaj.

Tutje Selimi i tha atij se me këtë veprim është shkaktuar pasiguri juridike.

“Kam abstenuar. Janë marrë tre veprime të ngutshme që kanë shkaktuar pasiguri juridike, unë jam ministër i Drejtësisë nuk guxoj me leju pasiguri dhe është shkaktuar dhe kanë ardhur me thënë pe bëjmë një të re”, tha Selimi.

Kurse Manaj i tha atij pse nuk ka dhënë dorëheqje.

E Selimi i tha se AAK nuk ik prej përgjegjësisë, duke i thënë se LDK ka ndërhyrë në drejtësi.

“AAK ka thënë se ka me i heq dorë duart prej politikës, ju keni hi dhe jeni kyç me dy duar në to dhe ka qenë e papranueshme”, tha më tej Selimi në debatin ‘Kallxo Përnime’.