Selimi: Kjo puna e Kurtit dhe Abdixhikut si në filma karate

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së AAK-së, e ka përshkruar nëpërmjet një analogjie kacafytjen ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, si dhe kreut të partisë opozitare, Lumir Abdixhiku.

Selimi, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se konflikti verbal mes tyre shpjegohet përmes filmave të arteve marciale, shkruan lajmi.net.

“Kjo puna e KM Kurti dhe Abdixhikut si ne filma karate. Masteri e mson nxansin deri ne fund e tani nxansi rebelohet se e nin veten, e i thote jo se ti spo din. Por masteri sja ka kallzu ni potez e e mund ne fund te filmit me naj goditje. Kjo po doket si tango po Albini pe kcen vet”, ka deklaruar ai.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të kryeministrit Kurti, i cili përgjatë një konference të thirrur pas mbledhjes së fundit të Qeverisë për këtë vit, i cili iu kundërpërgjigj Abdixhikut pasi tha se Kurti duhet ta kthejë diplomën e inxhinierit.

“Mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin? Unë ua uroj vitin e ri zotit Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi. Ju dëshiroj të gjitha të mira në vitin 2022. Unë jam i zënë edhe me punët e subjektit tim politik, por duket që zoti Abdixhiku është shumë më i zënë se unë”, tha ai.