Selimi i VV-së i del në krah Osmanit: Ne nuk kemi asnjë vërejtje për ju, shumë mirë po e udhëhiqni seancën

Shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar pas debatit të zhvilluar mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashit, dhe kryeparlamentares, Vjosa Osmani, lidhur me mënyrën e udhëheqjes së seancën,

Selimi tha se partia të cilën ai e përfaqëson është shumë e kënaqur me mënyrën e udhëheqjes së seancës nga Osmani.

“Ne ju vlerësojmë shumë dhe jemi të kënaqur sesi po e udhëhiqni ju seancën. E kuptoj shqetësimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, por nuk e kuptoj agresivitetin e tyre…Seancën vazhdoni ta mbani në vijë përballë këtyre lajthitjeve që ju vijnë nga të dyja anët”, tha ai.