Në seancën e mbajtur të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se nuk dëshiron paqe me PDK.
Selimi tha se nëse keni, nxjerrni të gjitha faktet për deklarimet se Haki Abazi është takuar me zyrtarë të BIA-s edhe që në zyre ku kanë punuar kanë munguar simbolet shtetërore.
“Nxjerrni çfarëdo që keni sepse po e teproni me shpifje. Ngritu thuaje me kënd është takuar. Nëse keni diçka për simbole nxirrni. Asnjë zyrë nuk e kam parë pa flamur pavarësisht se si ne i trajtojmë ato”, ka thënë Selimi.
Selimi iu drejtua PDK-së duke i thënë se askush nuk kërkoi paqe me ju.
“E kuptoj që s’keni tema të tjera, mos e mbushni zbrazëtirën. Askush nuk kërkoi paqe me ju. Askush nuk do të jetë opozitë me ju sepse e keni rreshtuar vetën në anën e LDK-së. Këtu jemi për çdo gjë tjetër”, iu drejtua Selimi deputetëve të PDK-së.







