Selimi i drejtohet Hotit: A po e dini pse po shkoni nè bisedime me Vuqiqin?

Shefi i grupit parlamentar i LVV Rexhep Selimi, nè seancèn e sotme nè Kuvend i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Avdullah Hoti.

Rexhep Selimi ka thènè se Hoti po pritet tè nis bisedimet pèr dialogun Kosovè-Serbi nè Berlin dhe Bruksel, e nuk e di se për çfar èshtè duke u nisur atje.

Selimi nè fjalimin e tij i bèri pyetje kryeministrit se ku èshtè duke u nisur pa lejen e Kuvendit dhe pa platformè tè dialogut.

Ai tutje tha se “Çfarè do na thuash vallè kur tè ktheheni?”.

“Hoti po duket se èshtè bèrè gati pèr njè turne udhètimi me Vuqiqin nè Berlin e Bruksel.  Ai shprehet se èshtè i vendosur se ky dialog nuk ka alternativ pa e ditur se a po shkon pèr tè dialogur pèr njè marrèveshje apo pèr njè plan qè e kanè bèrè mè herèt.

Ku po shkon pa lejèn e Kuvendit , platformè e ekip,  e pa plan? A e dini z.Avdullah Hoti ku po shkoni dhe pse po shkon? Nèse jo pse po shkoni e nèse po e dini pse s’po na tregoni?

Thaçi e Vuqiqi tè kanè futur nè njè sandwich në shërbim të planeve të tyre që ne ju paralajmëruam me kohë. Z.Hoti nuk keni ku shkoni pa i sqaruar kèto gjèra nè fillim”, tha ai.