Selimi i AAK-së premton rritje të rrogave për policët

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka thënë se nëse vjen në pushtet partia e tij do të rriten rrogat për policët e Kosovës.

Ai, tha se rroga e një polici në vend do të jetë 700 euro.

“Në planin e Aleancës i kemi dy fokuse, i pari është rritja e pagës së policëve, i cili është në ligjin e pagave, e që është paga mesatare e policit të jetë 700 euro, varësisht prej gradave, pra të jetë 700 euro e më lartë. Pra, ngritja e pagave e pamë kur ua kemi rritë pagat prokurorëve, ka pasur efekt të mirë, edhe kthimi i dinjitetit të policët dhe krimet e ekonomike mund të jetë i efektshëm”, ka deklaruar ai në kallxo.

Ai ka thënë se, në planin qeveritar të AAK-së është edhe krijimi i një byroje të hetimeve e cila do t’i ngjajë FBI-së.

“E dyta, është themelimi i një taskforce e cila do t’i ngjajë FBI-së, e cila do të merret vetëm hetimin e krimit dhe korrupsionit, t`u e përfshi edhe hetimet brenda policisë”, ka thënë ai.