Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, e ka filluar fushatën sot me kryetarin e Hanit të Elezit, Refki Suma.
Selimi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se duke i qenë mirënjohës kontributit të Sumës edhe si luftëtar lire, por veçanërisht për vendosjen e një modeli funksional e transparent në administratë publike, ka zgjedhur ta takojë sot.
Ai gjithashtu e ka njoftuar Sumën për të arriturat gjatë mandatit të tij në si ministër Ministër e Drejtësisë.
“Gjatë një bashkëbisedimi miqësor, e njoftova për të arriturat gjatë mandatit tim në Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht për një nga ndryshimet rrënjësore dhe më të domosdoshme të Kodit të Ri të Procedurës Penale të Kosovës, që tani mundëson ndjekjen dhe gjykimin në mungesë të të pandehurve për krime të luftës, si dhe suspendimin nga puna të zyrtarëve publikë, me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra penale të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka shkruar Selimi.







