Selimi i AAK-së: A po komunikon Kurti me Serbinë përmes Rakiqit?

Ish-ministri i Drejtësisë, Selm Silimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka bërë disa pyetje për relacionin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të tij, Goran Rakiq, lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.

Selimi tha se a ka komunikuar Kurti me Rakiqin dhe a duhet të dimë ne atë komunikim.

“A ka komuniku KM Kurti me Goran Rakić? A ka diskutu përmes tij për mesazhet KS-SER? A duhet ne ta dijmë atë komunikim?“, ka pyetur Selimi.

Tutje, ai pyeti se a kemi ne si shtet një prej ministrave ndërmjetësues me shtetin armik?

“A kemi ne si shtet një prej Ministrave tonë ndërmjetësues me një shtet armik? A ka hapsirë për prokurorinë? E di që ferma virtuale do të mobilizohet por OK jem!”, ka shkruar Selimi.

Kurti dje ka thënë se me aq sa i ka treguar Rakiq, ai nuk është bashkuar në protesta për të eskaluar situatën por është përpjekur që të mos ketë veprime të dhunshme.

“Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakiq. Me të kemi dallime, nganjëherë më të vogla, nganjëherë më të mëdha. Por, unë nuk mund të ankohem në komunikimin me të dhe unë nuk e kam përshtypjen që ministri Rakiq ka shkuar në protestë për të eskaluar situatën. Me atë që më ka treguar ai, besoj që është përpjekur që të mos ketë veprime të dhunshme dhe nuk mendoj që duhet të marr masa ndaj tij”, u shpreh Kurti.