Selimi e quan “Skandal Special” fabrikimin e dëshmitarëve të rrejshëm ndaj Thaçit e Veselit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka reaguar pas lajmeve që një person i Shërbimit Sekret Serb ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe çoi dëshmitarë të rrejshëm kundër Thaçit e Veselit. Me anë të një postimi në Twitter, Selimi e ka quajtur këtë skandal speciale.

“Skandal i veçantë. Avokati i njohur Ben Emmerson1 në Gjykatën Speciale tregon dëshmitarin që ka dëshmuar se ka fabrikuar prova kundër liderëve kosovarë + ishte në kontakt me policinë sekrete serbe. Njerëzit janë në paraburgim pa gjyq për vite me radhë.”, ka shkruar Selimi.

Dëshmitari kishte dhënë deklarata të rrejshme në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se ata ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dhe i cili më pas ka tërhequr deklaratat e tij duke pohuar se ishte nxitur nga një person tjetër që të gënjente.

Mbrojtja, po ashtu, përmend jo një, por një rrjet të dëshmitarëve të dërguar në Gjykatën Speciale nga një individ.