Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën plenare që po vazhdon të mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
Sipas Selimit, së pari duhet të shkarkohet Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri Behgjet Pacolli, pas mungesës së tij në Kuvend që të raportojë për dështimin e Kosovës në INTERPOL.
“Duhet të shkarkohet ministri Pacolli, ai nuk është as prezent, por shpresoj që këtë guxim ta ketë Kryeministri edhe pse dyshoj që do të ndërmarrë kësi lloj vendimesh. Kjo Qeveri ka dështuar në shumë çështje, është koha që të tregojnë sa të guximshëm janë prandaj mos të frikësohen për zgjedhje. Kjo Qeveri duhet të bie, zgjedhjet janë zgjidhja” ka thënë Selimi, transmeton Ballkani.info. /Ballkani.info/







