Selimi: Bëmë lëshime në Shtëpinë e Bardhë për hatër të Amerikës

Ministri i Drejtësisë që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka thënë se Kosova ka bërë disa koncesione por që këto janë bërë për shkak të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi bërë koncesione pasi aty kemi pasur negociata. Këto koncesione i kemi bërë për shkak se jemi partnerë më SHBA-të dhe ne i përfaqësojmë të njëjtat vlera me ta. Ky partneritet duhet të shprehet edhe kur është vështirë, jo vetëm kur është lehtë”, tha ai në Rtv Dukagjini.

“Koncesioni i parë ka të bëjë me atë moratoriumin një vjeçar për të mos aplikuar në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht Serbisë i bëhet thirrje që të ndaloj fushatën e lobimit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Këtë koncesion e kemi bërë edhe për shkak të një barasvlere më të madhe që ishte njohja nga Izraeli”, shtoi tutje Ministri i Drejtësisë.

“Koncesioni tjetër ishte Mini-Schengeni. Ne kemi pranuar që të jemi si shtet i barabartë në këtë zonë ekonomike dhe na është premtuar se do të futemi në programin që qytetarët e Kosovës udhëtojmë pa viza në SHBA”, tha ndër të tjera ministri Selim Selimi nga SHBA.

Selimi megjithatë thotë se për çdo lëshim që ka bërë pala e Kosovës ka përfituar diçka shumë më të madhe