Selimi: Aleanca ka qenë zëri i kundërshtimit dhe çdoherë i ka dalë në mbrojtje vendit

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, thotë se Aleanca ka qenë zëri i kundërshtimit dhe çdoherë i ka dalë në mbrojtje vendit, sa herë që janë rrezikuar integriteti dhe sovraniteti i Kosovës.

Selimi përmes një video-mesazhi në Facebook, ka treguar se ata kanë votuar kundër me ngul kur ishte hequr reciprociteti ndaj Serbisë.

Ai gjithashtu  shkruan  se “si i deleguar i Aleancës, ka kundërshtuar rrëshqitjen në dialog teknik në Bruksel, Dola kundër vendosjes së masave restriktive për mbylljen e gastronomies. Duke i dalë në mbrojtje Ujmanit, Aleanca në Washington DC me ngulm ishte kundër trajtimit i cili i bëhej integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Si zë i luftës kundër korrupsionit, nuk e kam votuar shuarjen e Taskforcës Anti-Korrupsion”,

Postimi dhe video e plotë:

Sa herë që janë rrezikuar integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, Aleanca ka qenë zëri i kundërshtimit dhe çdoherë i ka dalë në mbrojtje vendit.

✅Kur u hoq reciprociteti ndaj Serbisë, ne votuam kundër me ngulm

✅Si i deleguar i Aleancës, kam kundërshtuar rrëshqitjen në dialog teknik në Bruksel

✅Dola kundër vendosjes së masave restriktive për mbylljen e gastronomisë

✅Duke i dalë në mbrojtje Ujmanit, Aleanca në Washington DC me ngulm ishte kundër trajtimit i cili i bëhej integritetit territorial të Republikës së Kosovës

✅Si zë i luftës kundër korrupsionit, nuk e kam votuar shuarjen e Taskforcës Anti-Korrupsion

Aleanca gjithmonë në mbrojtje të Kosovës!