Selimi: AAK do të jetë faktor determinues në Prishtinë

Shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së në Prishtinë, Selim Selimi ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare nga zgjedhjet e djeshme.

Selimi ka thënë se me këtë rezultat, Aleanca ka arritur rezultatin më të mirë në Kryeqytet që nga zgjedhjet e 2009.

‘Rezultati i partisë si më i miri ndonjëherë tregon se struktura e Aleancës arriti të këndellet duke ruajtur bazën dhe duke sjellur vlerë të re’, u shpreh ai.

Reagimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Pas një rrugëtimi disa mujor për Prishtinën jam i lumtur që sot Aleanca ka arritur rezultatin më të mirë në Kryeqytet që nga zgjedhjet e 2009.

Si pjesë e ekipit të Dautit, me një program të mirë dhe një listë kandidatësh serioz kemi arritur që të rikthejmë Aleancën në Prishtinë. Sot e tutje do të jemi faktor determinues i politikave për Kryeqytetin.

Rezultati i partisë si më i miri ndonjëherë tregon se struktura e Aleancës arriti të këndellet duke ruajtur bazën dhe duke sjellur vlerë të re.

Puna e Aleancës fillon tash!