Ish-kryediplomati

Selimi: 5 muaj prej kur Kosova është nën sanksione, kjo tregon shumë

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se janë bërë pesë muaj prej kur Kosova ndodhet nën masa të Bashkimit Evropian dhe miliona euro janë në bllokuar.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai ka thënë se kjo tregon shumë për nivelin e besimit ndaj Kosovës.

Fakti që ende janë në fuqi, sipas tij tregon edhe për mungesën e konsensusit për Serbinë.

Shkrimi i plotë:

Janë bërë fiks 5 muaj prej kur BE-ja i ka vendosur sanksione Kosovës. Qindra miliona euro për Kosovën janë bllokuar. Fakti që këto sanksione janë ende në fuqi për Kosovën, por jo për Serbinë, tregon shumë edhe për nivelin e besimit ndaj Kosovës edhe për mungesën e konsensusit për Serbinë.