Selim Selimi takon komandantin e UÇPMB-së: Mobilizim për ndryshimin e sigurt

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi dhe sigurisht kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, sot ka qëndruar në rajonin e Anamoravës.

Pas disa takimeve me simpatizantë dhe votues të AAK-së, Selimi ka takuar edhe ish komandantin e UÇPMB-së, Shefket Musliun, shkruan Ballkani.info.

“Takim me komandantin e UÇPMB-së, Shefket Musliun. Mobilizim për ndryshimin e sigurt!”, ka shkruar Selimi.

Selimi konsiderohet si aset i rëndësishëm i AAK-së në këto zgjedhje. /Ballkani.info/