Selim Selimi: Ta duam Kosovën, duke u rreshtuar me ofertën e Forcës së Kosovës!

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, thotë se rinia e Aleancës ishte pjesë e pandarë e vendimeve të mëdha e historike gjatë qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj.

Selimi thotë se rinia sot është prapë krah suksesit me Ramush Haradinajn si President.

“ Më 14 shkurt, ta duam Kosovën, duke u rreshtuar me ofertën e Forcës së Kosovës!”, shkruan Selimi.

Postimi i plotë:

Rinia e Aleancës ishte pjesë e pandarë e vendimeve të mëdha e historike gjatë qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj. Sot, ata prapë po i bëhen krah suksesit me #RamushHaradinajPresident. Më 14 shkurt, ta duam Kosovën, duke u rreshtuar me ofertën e Forcës së Kosovës!

💯arsye për të votuar✅

#AAK135✔

#SELIMSELIMI100✔