Selim Selimi: Nëse Lumiri nuk e jep nënshkrimin, është vegël e VV-së!

Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi ka thënë se Lumir Abdixhiku si kryetar i LDK-së dhe Vjosa Osmani si Presidente e vendit duhet të tregojnë se nuk janë vegël e Lëvizjes Vetëvendosje.

Selimi ka shkruan në Facebook, se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të jap nënshkrimet për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për shkarkim të Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Në këtë kohë të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga VV, kur shkarkohen zyrtarët dhe kur planifikohen shkarkimet për qëllime politike të kontrollës dhe shtypjes, shpëtimi është te LDK. Edhe Lumiri si kryetar i partisë por edhe Vjosa si Presidente duhet të tregojnë se nuk janë vegël e VV”, shkruan ai.

Tutje, Selimi tha se “Lumiri duhet të japë nënshkrimet për referim të çështjes Daka në Kushtetuese e Presidentja nuk duhet ta bllokojë nëse beson fuqishëm se ka vepruar sipas kushtetutës. Le të vendos arbitri kulmor, Gjykata Kushtetuese”.

“Nëse LDK nuk i jep nënshkrimet atëherë Lumiri është bërë vegël e VV dhe Presidentja nuk beson në kushtetueshmërinë e vendimeve të saj”, shkruan ai.