Selim Selimi në Prush të Gjakovës: Përkrahje e palëkundur për AAK-në

Kandidati për deputet nga lista e AAK-së, ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, ka takuar sot banorët e fshatit kufitar me Shqipërinë.

“Në Prush të Gjakovës, lidhja me e afërt me Shqipërinë, bashkë me Haxhi Sejdiun #89, takuam banorë të kësaj ane me të cilët biseduam për programin e Aleancës dhe morëm përkrahje të palëkundur për #RamushHaradinajPresident. #ForcaeKosovës frymon në çdo pëllëmb të Republikës!”, ka shkruar Selimi.

Selimi në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në numrin rendor 100. /Ballkani.info/