Ish këshilltari i kryeministrit, Selim Selimi ka shkruar pas arrestimit të aktivistit të AAK-së, Naim Ramizi.

“Me Naim Ramizin, aktivistin i cili sot u arrestua për shkak se protestoi dhe e shfrytëzoi të drejtën e tij për të demaskuar hipokrizinë. Arkivoli i kufomës së idealit u dorëzua sot. Tregu i Kosovës të mbrohet nga të gjithë!”, ka shkruar Selimi.

Ramizi dhe dy aktivistë tjerë të AAK-së u arrestuan pas aksionit simbolik sot para Qeverisë së Kosovës, ku vendosen një arkivol në të cilin ishin vendosur, sipas tyre, parimet e shkelura nga Kurti. /Ballkani.info/