Selim Selimi: Janë 100 arsye për ta votuar Ramushin President

Kandidati i AAK-së për deputet, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka qëndruar në Junik, ku ka takuar disa nga mbështetësit e tij.

Selimi në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën e AAK-së me numër 100.

Postimi i plotë:

Në Junik, bashkë me Kryetarin Agron Kuçi, me kandidatin për deputet Leonard Llolluni që mban numrin #97 në listën e Aleancës dhe me të rinjtë e Junikut, para shtatores së Heroit të Kombit, Edmond Hoxha, i cili mbetet inspirim për ne në rrugëtimin tonë për shtetndërtim. Forca e Kosovës janë të rinjtë dhe vullneti i tyre për fitore! Sot janë 💯 arsye për të votuar Ramushin President!