Kandidati i AAK-së për deputet, Selim Selimi sot së bashku me Lahi Brahimajn dhe Hajredin Berishën kanë vizituar fshatrat Rogovë dhe Demjan.

“Hasi për dekada ishte shndërruar në shteg të lirisë së Kosovës dhe shquhet për njerëzit e saj të vyer e bujarinë shqiptare” ka shkruar ai në facebook, raporton Ballkani.info

Selimi u shprehë se Hasi konfirmoi mbështetjen e fuqishme për Ramush Haradinajn president.

Selim Selimi mbanë numrin 100. /Ballkani.info/

Postimi i plotë

Hasi për dekada ishte shndërruar në shteg të lirisë së Kosovës dhe shquhet për njerëzit e saj të vyer e bujarinë shqiptare. Duke respektuar kontributin e madh të kësaj ane për Atdhe, pata nderin që sot bashkë me Lahi Brahimaj #22 dhe Hajredin Berisha #94 të bashkëbisedoj me disa vendas të fshatrave Rogovë dhe Demjan.

#RamushHaradinajPresident dhe #ForcaeKosovës. 💯arsye për të votuar✅#AAK135✔#LahiBrahimaj22✔#HajredinBerisha94✔️#SelimSelimi100✔