Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Kosova gjatë udhëheqjes së Ramush Haradinajt i ka plotësuar kushtet e kërkuara nga BE për liberalizim të vizave më shumë se disa shtete të tjera evropiane.
“Kosova pas ardhjes së Ramush Haradinajt i ka plotësuar dy herë më shumë kushtet për viza se Moldavia, Ukrania, Kolumbia, të cilat i kanë vizat. Por këto janë kthyer në çështje politike”.
“Sa i përket kushteve, mishmashit dhe përzierjes së tri procese të ndara në marrëdhëniet tona kontraktuale me BE-në, mendoj se janë gabim. Liberalizimin e vizave ne e kemi merituar. Procesi është përmbyllur gjatë udhëheqjes së Haradinajt por është punuar gjatë gjithë kohës. Kritere kemi përmbush dy herë më shumë se shtetet tjera”.
Selimi ka kritikuar qeverisjen e kaluar për mosplotësim të kritereve të kërkuara dhe tha se gjatë kësaj kohe ka pasë një numër të madh të ikjeve ilegale, gjë e cila është reduktuar në qeverisjen e Haradinajt.
“Prej të gjitha kushteve i kemi gjetur vetëm dy të përmbushura nga qeverisja e kaluar. Stagnimi i vizave është në qeverisjen e mëparshme. Numri i ikjeve ilegale ka ardhur në minimum në qeverisjen e Haradinajt. Tani shumë të rinj po marrin leje pune dhe konkurrojnë në tregun europian. Kjo dukuri ka rënë për 95.7 % nga qeverisja e kaluar”.







