Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli ka thënë se fushata e tyre po merr një mbështetje të madhe anembanë Kosovës.
Ai sot ishte prezent në tubimin në Bardhosh ku pritja e qytetarëve ishte e madhe.
“Sot, së bashku me deputetin Eman Rrahmani dhe kandidatët e tjerë për deputet të Koalicionit për Familjen, patëm kënaqësinë të takohemi me qytetarët e Bardhoshit.
Fushata jonë ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga ata, të cilët besojnë në vizionin tonë për Familjen dhe për një të ardhme më të mirë.
Koalicioni për Familje po përballet me sfida të reja, por mbështetja e qytetarëve është fuqia që na shtyn përpara.
Falenderojmë të gjithë ata që janë bashkuar me ne në këtë rrugëtim!
#perfamiljen
#voto129
#voto2
#votoselimpacolli”, ka shkruar Pacolli.







