Seldi Qalliu ka drekuar me Behgjet Pacollin.
Këngëtari Seldi Qalliu e ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, imazh me të cilin ka treguar hapur se e përkrah Behgjet Pacollin.
Në foton e postuar ai shihet duke drekuar me Pacollin dhe disa persona të tjerë. Qalliu e ka quajtur atë njeri me shumë vlera.
“ME PERSIDENTIN @behgjetpacolli Nje njeri i madh patriot dhe me shum vlera!”, ka shkruar Seldi pranë postimit të fotografisë.







