Seldi deklarohet sërish për ndarjen nga Mimoza Shkodra
Ndarja e Mimoza Shkodrës dhe Seldit bëri bujë në mediat shqiptare.
Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ishin drejt martesës, por i dhanë fund fejesës papritur. Të dy konfirmuan ndarjen por pa dhënë ndonjë arsye rreth përfundimit të papritur të romancës.
Këngëtari Seldi ka vendosur të flasë sërish publikisht për këtë marrëdhënie në një intervistë për të zbuluar detajet që shkaktuan ndarjen.
“Nuk mund të bëheshim me fëmijë dhe pastaj ti linim rrugëve”, dëgjohet duke thënë në intervistën e shkëputur nga emisioni Thumb që do transmetohet të shtunën.
Pas ndarjes, të dy artistët i janë përkushtuar më shumë se kurrë karrierës për çka Mimoza Shkodra ka folur në një intervistë të fundit për ‘Mirage’.
Mimoza së fundmi e ka publikuar edhe projektin e saj më të ri muzikor i cili u pëlqye mjaft shumë nga publiku./
https://www.youtube.com/watch?v=zYrU4fAT5Bc