“Selami” i Haradinajt për Serbinë: Ushtrinë e kemi për t’i mbrojtur tokat tona

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka rikujtuar edhe një herë para anëtarët të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) se çfarë ka bërë deri më tani, që nga ardhja në postin e kreut të Qeverisë së Kosovës, përcjellë Ballkani.info.

Ai tha se partia e tij AAK ka kaluar në shumë sfida, për të sjellë Kosovën ku është tash.

Haradinaj tha se kur e kishte marrë udhëheqjen e Qeverisë, kishe parë që shumë detyra për vendimmarrje të vendit ishin dhënë në dorë të të huajve.

“ Është detyrë e kryeministrit, që vendimet e rëndësishme për Kosovën të sillen dhe trajtohen në Qeveri, prandaj unë i kam marrë ato dhe i kam sjellë në Qeveri” pohoi Haradinaj.

Haradinaj, rikujtoi edhe formimin e ushtrisë, dhe tha se kjo u realizua pavarësisht disa dyshimeve që kanë pasur të tjerët.

“ E bëmë ushtrinë u diskutua edhe mexha, pra fuqia e territoreve. Por po e fitove ushtrinë e fitove të drejtën me e mbrojt territorin e shtetit tënd” shtoi kryeministri.

Këto deklarata Haradinaj i bëri gjatë takimit me anëtarësinë e AAK-së në Viti,/Ballkani.info/