Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka ironizuar me mediat dhe pushtetin serb pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Ai ka shkruar në gjuhën serbe në Facebook.
“100% – Pozdrav iz Prishtinë: Stoposto!”, ka shkruar.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që taksa e vendosur më herët prej 10 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake të rritet në 100 për qind.
Pas këtij vendimi, kanë pasuar reagimet e ashpra nga Serbia. /Ballkani.info/







